E thotë Profesori i njohur : Përfshirja e Rusisë në dialogun me Serbin në funksion të projektit Thaçi -Vuçiq për ndarjen e Kosovës

  • 31 May 2020 - 12:11
E thotë Profesori i njohur : Përfshirja e Rusisë në dialogun me Serbin në funksion të projektit Thaçi -Vuçiq për ndarjen e Kosovës

"Futja e Rusisë në këtë lojë të rrezikshme për Kosovën donë të thotë se edhe udhëheqja e Kosovës është akorduar me planin për ndarjen e copëtimin e Kosovës sipas planit serbo-rus. Pjesëmarrja e Rusisë është drejtpërdrejtë veprim që shkon kah copëtimi i Kosovës. Kjo, për faktin se vetëm kështu pajtohet Serbia dhe shtetet pro aktit të tillë, e që nuk janë pak. Tash për Rusinë janë edhe disa shtete që e kanë njohur Kosovën nga Evropa. Mendohet se për do të jetë Franca, Italia e Austria, përveç Spanjës, Greqisë etj. Tërësisht do të varet nga SHBA-të. Nëse Vashingtoni është për Rusinë që të jetë në tavolinën e dialogut edhe do të bëhet. Po them kështu sepse Thaçi dhe shumë subjekte politike veç e kane pranuar planin ndarës të Kosovës në emër të shkëmbimit të territorit. Kjo do të fiton terren edhe me Kosovën”, thotë Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi kërkon nga lidershipi politik i Kosovës që të bashkohet në një qëndrim dhe ta kundërshtojnë përfshirjen e Rusisë në procesin final të dialogut me Serbinë, pasi dihet mirëfilli që Rusia do të ja mban anën Serbisë dhe do të insiston me çdo kusht për të ashtuquajturën marrëveshje kompromisi, e cila do të qon në realizimin e qëllimit të Serbisë për ndryshimin e kufijve brenda të cilëve është shpallur dhe njohur deri më tani pavarësia e Kosovës, dhe do të qon në ndarjen dhe copëtimin e saj sipas planit gjysmë publik të akorduar me Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiçit. Këtë rrezik serioz, Kelemdni e bazon në fakti që BE-ja nuk po e kundërshton tani përfshirjen e Rusisë në dialog, por po e lë në dorën e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin. E ngritja e këtij diskutimi ditëve të fundit ka ardhur pas propozimit të ambasadorit rus në Beograd, Aleksandër Bothan Kharachenko për përfshirjen e Moskës në dialogun Kosovë – Serbi. Sipas Muhamet Kelmendit ky është skenar i parapërgatitur në marrëveshje të fshehtë mes Serbisë dhe Rusisë që ti bëhet ftesë palës ruse për përfshirje në dialog, pikërisht në periudhën e fundit të përfundimit të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes mes palëve. E në këtë skenar kanë ndikuar edhe 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Në të ashtuquajturin dialog midis Kosovës dhe Serbisë ka kohë që është punuar nga faktori vendosës që edhe Rusia të përfshihet. Në këtë kuadër kryesisht kanë qenë pro shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sikundër edhe disa shtete të tjera. Por mbi të gjitha janë shtetet e BE-së dhe tash edhe politika e SHBA-ve. Në të kaluarën SHBA-të kanë vepruar vetëm për vetëm duke e futur BE-në në veprim edhe pse disa shtete të BE-së ishin kundër. Këtu duhet përmendur 5 shtetet që nuk e kanë njohur shtetin sovran të Kosovës. Futja e Rusisë në këtë lojë të rrezikshme për Kosovën donë të thotë se edhe udhëheqja e Kosovës është akorduar me planin për ndarjen e copëtimin e Kosovës sipas planit serbo-rus. Pjesëmarrja e Rusisë është drejtpërdrejtë veprim që shkon kah copëtimi i Kosovës. Kjo, për faktin se vetëm kështu pajtohet Serbia dhe shtetet pro aktit të tillë, e që nuk janë pak. Tash për Rusinë janë edhe disa shtete që e kanë njohur Kosovën nga Evropa. Mendohet se për do të jetë Franca, Italia e Austria, përveç Spanjës, Greqisë etj.

Tërësisht do të varet nga SHBA-të. Nëse Vashingtoni është për Rusinë që të jetë në tavolinën e dialogut edhe do të bëhet. Po them kështu sepse Thaçi dhe shumë subjekte politike veç e kane pranuar planin ndarës të Kosovës në emër të shkëmbimit të territorit. Kjo do të fiton terren edhe me Kosovën”, thotë Muhamet Kelmendi. Por se a do të kalon më pastaj kjo marrëveshje që rrezikon ndarjen edhe në parlament, me votat e deputetëve, Kelemdni thotë se varet tërësisht nga vendimi i Gjykatës kushtetuese për formimin e qeverisë së re nga LDK-ja me AAK dhe NISMA e të tjerët pa VV-në, sepse sipas tij LDK dhe PDK janë gati që ta votojnë edhe marrëveshjen për ndarje. “Por, natyrisht se varet nga verdikti i Gjykatës Kushtetuese dhe partitë kundër ndarjes dhe copëtimit. Në këtë kuadër LDK dhe PDK janë për. Ato do të votojnë çdo gjë që do të sjellë Thaçi në tavolinë. LDK në emër gjoja të SHBA-ve, ndërsa PDK në emër të Thaçit dhe të miqësisë me SHBA. Pra, në rrugën e tillë, pas përfundimit të planit për marrëveshje, e ku natyrisht se Rusia ka rol të madh, pritet që edhe ky shtet të marr pjesë. Thënia nëse pajtohen palët është vetëm formë. Mirëpo, kjo i ndihmon Thaçit shumë. Ai do të del kundër pjesëmarrjes së Rusisë në dialog. Me këtë ai do të tregohet patriot që nuk e pranon Rusinë, por që bisedon pa të një marrëveshje tipike dhe të përgatitur nga Rusia”, thekson profesor Kelmendi. Sa do të jetë Kosova në gjendje për të reaguar do të shihet. Interesat karrieriste dhe përfitimet financiare nga pushteti janë thellë të ngulitura në partitë politike. Ato po dëmtojnë shumë skenën politike dhe po krijojnë situata shumë të rënda. Megjithatë, nuk është lehtë të realizohet një plan i tillë. Nuk është lehtë të bindet populli për ndarje dhe copëtim të Kosovës. Këtu e kam shpresën se do të ngulitet Thaçi dhe Mustafa në tehun e pakalueshëm”, thotë Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)