'Je kur*ë nëse s’bën se*s me mua”, kështu e kërcënonte i moshuari 15-vjeçaren në lagje

  • 31 May 2020 - 12:34
'Je kur*ë nëse s’bën se*s me mua”, kështu e kërcënonte i moshuari 15-vjeçaren në lagje

Një ngjarje e rëndë u shënuar së fundmi në Tiranë. Një 65-vjeçar mësohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë me një 15-vjeçare.

Pas abuzimit ai e ka filmuar atë dhe videon ia ka shpërndarë tre të rinjve. Pas marrjes së kësaj video, të rinjtë e kanë shantazhuar vajzën dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Mediat raportojn se i moshuari jetonte në të njëjtën lagje me të miturën dhe e ka përndjekur atë prej kohësh.

Ai i ka thënë asaj se do t’i shkruante ne muret e lagjes emrin dhe sharje nga më të ndryshmet nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me te.

“Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës. Kjo e fundit, nën presion dhe kërcënimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin, i cili e ka filmuar.

Videon ua ka dhënë dhe 3 personave të tjerë, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, në po të njëjtën lagje, të cilët abuzuan seksualisht me te miturën pasi e shantazhonin me publikimin e videos.


(Kosova Sot Online)