Deputeti shqiptar infektohet me koronavirus, ai ka një porosi për të gjithë

  • 31 maj 2020 - 15:42
Deputeti shqiptar infektohet me koronavirus, ai ka një porosi për të gjithë

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri njoftoi sot në profilin e tij në Facebook se ai, gruaja e tij dhe vajza tremuajshe janë pozitiv në KOVID-19.

Zekiri shkruan se vetë ai nuk ka as edhe një symptom të infeksionit por që pasi ka rezultuar pozitiv në koronatestin që i është bërë sëfundmi, është izoluar së bashku me familjen.

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri

Ai madje u ka kërkuar falje të gjithë njerëzve me të cilët ka qenë në kontakt së fundmi, për atë që siç thotë ai, i ka vendosur në pozitë të palakmueshme.

Në vazhdim keni shkrimin e plotë të nënkryetarit, njëherazi edhe deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Miq të dashur, edhe krahas respektimit të rreptë të masave dhe kontakteve minimale me njerëzit, dëshiroj t’ju informoj se unë së bashku me gruan dhe vajzën time tremuajshe kemi dalë pozitiv në testin për KOVID 19. Për fat të mirë, nuk kam asnjë simptomë, por kam dalë pozitiv në test.

Nëse vëreni simptomën më të vogël tek ju ose të dashurit tuaj, këshillohuni me mjekët e familjes dhe mos refuzoni të testoheni. Më vjen keq dhe kërkoj falje nëse pa dijeni e kam vendosur dikë në pozitë të palakmueshme ditët e fundit”, komunikoi Zekiri në profilin e tij në Fejsbuk.

(Kosova Sot Online)