Kryetarja e Atlanta-s: Trumpi le të mos flasë, po i ushqen tensionet racore

  • 31 May 2020 - 15:49
Kryetarja e Atlanta-s: Trumpi le të mos flasë, po i ushqen tensionet racore

Kryetarja e Atlantas në Shtetet e Bashkuara, Keisha Lance Bottoms, ka thënë se presidenti Donald Trump duhet të ndalojë së foluri, sepse vetëm po e përkeqëson situatën.

“Ai thjesht duhet të ndalet së foluri. Ai flet dhe e bën edhe më keq punën. Ka kohëra kur ju thjesht duhet të jeni të qetë dhe unë do të doja që ai vetëm të rrinte i qnte”, tha Bottoms, shkruan “CNN”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i përdori mesazhet e së shtunës për ta shpallur veten të sigurt brenda Shtëpisë së Bardhë, për ta kritikuar një kryetar qyteti nga radhët e Partisë Demokratike dhe për të lënë të kuptohet se përkrahësit e tij mund të mbajnë protestë gjatë ditës.

Gjatë një vargu të postimeve në Twitter, ai e përgëzoi Shërbimin Sekret për mbrojtjen që ia ka ofruar brenda vendbanimit zyrtar të premten në mbrëmje, kur jashtë ndërtesës ishin mbledhur qindra protestues të zemëruar.

Protestat në Shtetet e Bashkuara kanë filluar në fillim të kësaj jave pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë. Ndaj policit që ia mbante gjurin mbi qafë është ngritur akuzë për vrasje.

(Kosova Sot Online)