Ja cilat parti politike do të zhduket nga skena pas nënshtrimit ndaj Hashim Thaçit

  • 31 May 2020 - 16:34
Ja cilat parti politike do të zhduket nga skena pas nënshtrimit ndaj Hashim Thaçit

“Para zgjedhjeve në SHBA duan ta përmbyllin marrëveshjen. Prandaj Thaçit i duhet një qeveri për ta përfunduar këtë çështje. Me një gur i vret shumë zogj, dhe partia e tij e pa lagur nga ky pisllëk, sepse s'ka qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes. Gjithë barra i shkon LDK-së që mori përsipër udhëheqjen e qeverisë. Edhe kjo qeveri nuk e ka gjatë. Qeveri disa muajsh. Në zgjedhjet e ardhshme LDK do të pësoj debakël. Ramushi, Fatmir Limaj dhe Pacolli do të zhduken nga skena politike. Do të kemi vetëm dy parti që do garojnë mes vete. Vetëvendosje dhe PDK. Vetëvendosje do t'i fitoje zgjedhjet me një shumice solide, e ndjekur nga PDK’, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, vlerëson se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me interpretimin që ja ka bërë dekretit të Hashim Thaçit, ka bërë një shkelje të rëndë flagrante, ka thyer të gjitha parimet dhe normat demokratike të sanksionuara edhe me kushtetutë, të verifikuara që në vitin 2014, sepse në mënyrë të pa drejtë i dha mandat LDK-së dhe kandidatit të saj për kryeministër, që ta bëjnë qeverinë e re , duke e injoruar dhe duke e shkelur të drejtën Kushtetuese që i takon partisë fituese. Krejt ky ndryshim për 360 shkallë, sipas Krasniqit, është bërë që të plotësohet kërkesa e Hashim Thaçit për ta pasur nën kontrollin e tij një qeveri e cila ja mundëson arritjen e marrëveshjes me Serbinë, dhe më pastaj kjo Qeveri të shpërbëhet, për të shkuar në zgjedhje të reja, kurse liderët partiak që do ti nënshtrohen këtij projekti, duke e votuar edhe në kuvend, do të vdesin politikisht dhe përfundojnë turpshëm karrierën e tyre politike.

“Gjykata Kushtetuese përdori standarde të dyfishta. Në 2014 PDK ishte në të njëjtën situate, por Gjykata Kushtetuese tha qe s’mund të formohet qeveri pa partinë fituese. Nëse partia fituese s'mund ta krijoj qeverinë, atëherë vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Vetëm partisë fituese i takon krijimi i Qeverisë. Edhe ashtu ndodhi. Mos futja e PDK-së në këtë qeveri nënkupton shumë. Hashim Thaçi e ka me ngut ta përmbyll marrëveshjen me Serbinë, marrëveshje që s'do të jetë në favorin tonë. Serbia nuk bën luftë për asgjë. Ajo nuk hedh firmën pa fituar diçka”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Analisti Krasniqe thotë se partitë politike, dhe liderët e tyre që do të jenë pjesëmarrës në arritjen e marrëveshjes dhe votimin e saj në kuvend, do të ndëshkohen rëndë nga votuesit dhe kështu e kanë të garantuar vdekjen e tyre politike në të ardhmen e afërt.

“Para zgjedhjeve në SHBA duan ta përmbyllin marrëveshjen. Prandaj Thaçit i duhet një qeveri për ta përfunduar këtë çështje. Me një gur i vret shumë zogj, dhe partia e tij e pa lagur nga ky pisllëk, sepse s'ka qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes. Gjithë barra i shkon LDK-së që mori përsipër udhëheqjen e qeverisë. Edhe kjo qeveri nuk e ka gjatë. Qeveri disa muajsh. Në zgjedhjet e ardhshme LDK do të pësoj debakël. Ramushi, Fatmir Limaj dhe Pacolli do të zhduken nga skena politike. Do të kemi vetëm dy parti që do garojnë mes vete. Vetëvendosje dhe PDK. Vetëvendosje do t'i fitoje zgjedhjet me një shumice solide, e ndjekur nga PDK’, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)