Quni s’e di nëse do të mbetet Ministër, çfarë do të vendosë partia!

  • 31 maj 2020 - 16:54
Quni s’e di nëse do të mbetet Ministër, çfarë do të vendosë partia!

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të vazhdojë të jetë në të njëjtën pozitë, në Qeverinë Hoti

Quni tha se ende nuk është marrë vendim për emrat e mundshëm të Qeverisë Hoti, të cilët jamë përmendur sot në media.

“Ende nuk është marrë ndonjë vendim, do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë”, tha Quni.

Ndërkohë kreu i LDK’së, Isa Mustafa, sot  ka se emrat e ministrave nga radhët e LDK’së do të diskutohen në mbledhjene Kryesisë, e cila do të mbahet pas publikimit të vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

“E propozon z.Hoti, i nominuar për KM, një listë iniciale të kabinetit qeveritar nga LDK, pastaj vendosë Kryesia”, ka deklaruar Mustafa.

I pari i LDK’së ka shtuar se derisa Kryesia e LDK’së të marrë vendimin, asnjë emër i përmendur deri më tani për pjesë të kabinetit qeveritar, nuk është definitiv.

“Pa vendosë Kryesia e LDK-së, s’ka asnjë emër definitiv, përpos z. Hoti, për të cilin është vendosur më herët”, ka thënë Mustafa.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet pas publikimit të aktvendimit nga Gjykata Kushtetuese, për të diskutuar dhe votuar rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës të enjten ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

(Kosova Sot Online)