Deponia e rrezikshme me bërllok që po rrezikon disa fshatra të Pejës

  • 31 May 2020 - 17:38
Deponia e rrezikshme me bërllok që po rrezikon disa fshatra të Pejës

Banorët e fshatrave të rajonit të Pejës: Lutogllava, Sverka e Thatë, Terstenik, Nabërgjan, Budisalc janë në hall me një deponi bërlloku që po rrezikon jetën. Një pjesë e këtyre banorëve kanë edhe shtëpitë afër deponisë.

Banorët  janë ankuar se është duke iu rrezikuar jeta. Kanë thënë se nuk e kanë të sigurt as punimin e tokës pasi po depërtojnë edhe ujërat në drejtim të arave të tyre.

Zyrtarët të Komunës së Pejës kishin thënë më herët për Express se s’mund ta mbyllin deponinë por do ta mirëmbajnë.

(Kosova Sot Online)