Paralajmëron Haziri: Dialogu me Serbinë në shtator, por pa Hashim Thaçin

  • 01 June 2020 - 06:57
Paralajmëron Haziri: Dialogu me Serbinë në shtator, por pa Hashim Thaçin

“Kjo periudhë deri në shtator, tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ia dha të drejtë dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin e ri që do të formojë qeverinë e re brenda kësaj legjislature pa shkuar në zgjedhje të parakohshme, duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga klasa politike që mos të humbet kohë dhe të formohet sa më shpejtë qeveria e re dhe të filloj një dialog i brendshëm politik me të vetmen çështje siç është procesi i bisedimeve me Serbinë, i cili duhet të derivon me një konsenzus politik për një platformë të përbashkët, të detajuar dhe konkrete, dhe me një rol kryesor të qeverisë dhe të kuvendit në procesin e bisedimeve me Serbinë, që priten të kulmojnë më një marrëveshje përfundimtare në mes dy shteteve”, thotë analisti Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Hashim Thaçit, në favor të krijimit të Qeverisë së re nga LDK, me mandatar për kryeministër Avdullah Hoti, ka filluar përnjëherë presioni i hapur ndërkombëtar, për fillimin e dialogut të shpejtë me Serbinë, nga Qeveria në ardhje, edhe pse akoma nuk i dihet formati i përbërjes dhe nuk e ka marr votën nga Kuvendi i Kosovës i dërguari special i presidentit Donad Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë që të respektohet vendimi i Kushtetueses, i cili i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër duke thënë se mezi pret të vazhdojë punën me qeverinë e re. Pavarësisht këtij nxitimi, analistët politik nuk shohin të ketë stabilitet të mjaftueshëm politik në vend, për të filluar dialogun dhe arritur eventualisht një marrëveshje të qëndrueshme dhe në favor të mirëqenies e bashkëpunimit me interes të dyanshëm mes palëve.

Kështu vlerëson analisti politik Nexhat Haziri, sipas të cilit pa stabilitet politik në vend nuk mundë të ketë dialog dhe marrëveshje të pranueshme.

“Është shumë e qartë se nuk ka një ambient të favorshëm as në Kosovë dhe as në Serbi për rinisje eventuale të dialogut ndërmjet dy vendeve për shkak se të dy shtete ballafaqohen me procese dhe probleme të brendshme politike, por edhe me probleme të tjera si pasojë e pandemisë dhe si periudhë e përshtatshme kur mund të rifilloj procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë muaji shtator, ku edhe do të ketë qartësi politike në të dy shtetet”, thotë Nexhat Haziri. Sipas hairit periudha kohore katër mujore e pritjes së stabilizimit politik dhe veprimit institucional, duhet të shfrytëzohet edhe për unifikimin e spektrit politik për hartimin e platformës dhe parimeve përtej të cilave Kosova nuk do të del gjatë procesit të dialogut dhe arritjes eventuale të marrëveshjes. “Kjo periudhë deri në shtator, tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ia dha të drejtë dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin e ri që do të formojë qeverinë e re brenda kësaj legjislature pa shkuar në zgjedhje të parakohshme, duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga klasa politike që mos të humbet kohë dhe të formohet sa më shpejtë qeveria e re dhe të filloj një dialog i brendshëm politik me të vetmen çështje siç është procesi i bisedimeve me Serbinë, i cili duhet të derivon me një konsenzus politik për një platformë të përbashkët, të detajuar dhe konkrete, dhe me një rol kryesor të qeverisë dhe të kuvendit në procesin e bisedimeve me Serbinë, që priten të kulmojnë më një marrëveshje përfundimtare në mes dy shteteve”, thotë analisti Haziri. Me rëndësi sipas hairit është që të mos lejohet monopoli i Hashim Thaçit në këtë proces pordialogun ta udhëheq dhe ti prin Qeveria. “Ajo që unë e kam potencuar edhe më parë, procesi i bisedimeve me Serbinë, kurdo që do të rifilloj nuk duhet ti lihet në duart e një personi, aq më pak një njeriu si Hashim Thaçi, pa çka që është president i vendit, por pala kosovare të jetë sa më përfaqësuese dhe në frymën e mendimit të dhënë edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës sa i përket se kush duhet ta përfaqësoj Kosovën në këtë proces, dhe ai mendim është i njohur për të gjithë se kjo është në domenin e qeverisë së Kosovës, e cila edhe ka mundësi për të ndërtuar një konsenzues të gjerë politik sa i përket këtij procesi”, thotë analisti Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)