Zbulohet skenari: A do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese favorizues i krijimit të Qeverisë për dialog me Serbin dhe arritjen e marrëveshjes finale

  • 01 June 2020 - 07:02
Zbulohet skenari: A do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese  favorizues i krijimit të  Qeverisë për dialog me Serbin dhe arritjen e marrëveshjes finale

“Pas vendimit të fundit të ndikuar politik të Gjykatës Kushtetuese, vendi pritet të futet në një krizë të thellë dhe kaos të paparë deri më tani, ku ndoshta për kohë të gjatë nuk do të ketë më qetësi as stabilitet politik. Madje gati në sinkron me vendimin e çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila përbëhet nga të nominuarit e presidentit aktual, këto ditë kuislingu Hashim Thaçi atakoi pa asnjë arsye z. Lajçak, por jo edhe Borellin, dhe atë realisht, jo sepse Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën, por për faktin se z. Lajçak deklaroi publikisht se ai është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Për aq më tepër, përderisa edhe vet SHBA dhe BE, të mos u japin fund dallimeve të hapura, lidhur me bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështja e dialogut do të futet përsëri në një fazë të re të zvarritjes dhe blerjes së kohës edhe për shkak të zhvillimeve të pa qëndrueshme politike në të dyja vendet- Kosovë dhe Serbi”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Analisti politik Gani Qarri, duke i përcjellë të gjitha zhvillimet dramatike në politikën Kosovare, që quan në rrëzimin e shpejtë të Qeverisë Kurti dhe më pastaj shpalljen e dekretit të Hashim Thaçit për të formuar Qeverinë e re sipas një marrëveshje për koalicion të partisë së dytë fituese LDK me ish partnerët e panit, duke përjashtuar VV-në, thotë se krejt ky skenar është përgatitur nga Hashim Thaçi dhe logjistika e tij këshillëdhënëse, për të quar përpara dialogun me Serbinë dhe firmosur marrëveshjen e parapërgatitur nga ai me homologun e tij Vuqiç, marrëveshje që rrezikon edhe tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës. Për ta arritur këtë qilim final, sipas Qarrit, Thaçi me Isa Mustafën e kanë ndikuar edhe në Gjykatën Kushtetuese për të shpallur vendimin lidhur me dekretin, në favor të LDK-së për formimin e Qeverisë së re. Mirëpo këtë Dialog, sipas Qarrit, dëshiron ta dominon dhe manipulon vetë Hashim Thaçi sipas interesave të tija personale, për çka ka filluar ti acaron raportet edhe me përfaqësuesin special te BE-së për dialogun me Serbinë Miroslav Lajçak. Sido qoftë tensionet politike në vend, dhe zgjedhjet në serbi, Sipas Qarrit do ta shtyjnë edhe për një kohë fillimin e këtij procesi.

“Pas vendimit të fundit të ndikuar politik të Gjykatës Kushtetuese, vendi pritet të futet në një krizë të thellë dhe kaos të paparë deri më tani, ku ndoshta për kohë të gjatë nuk do të ketë më qetësi as stabilitet politik. Madje gati në sinkron me vendimin e çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila përbëhet nga të nominuarit e presidentit aktual, këto ditë kuislingu Hashim Thaçi atakoi pa asnjë arsye z. Lajçak, por jo edhe Borellin, dhe atë realisht, jo sepse Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën, por për faktin se z. Lajçak deklaroi publikisht se ai është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Për aq më tepër, përderisa edhe vet SHBA dhe BE, të mos u japin fund dallimeve të hapura, lidhur me bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështja e dialogut do të futet përsëri në një fazë të re të zvarritjes dhe blerjes së kohës edhe për shkak të zhvillimeve të pa qëndrueshme politike në të dyja vendet- Kosovë dhe Serbi. Këtë e vërteton edhe raportuesi i BE’së për Serbinë në Parlamentin Evropian, sllovaku Vladimír Bilcik,i cili thotë se nuk do të ketë rinisje të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit derisa në Kosovë nuk ka një qeveri të qëndrueshme dhe rrethana të qarta në Serbi’, thotë analisti politik Gani Qarri.

E sipas Qarrit, gjendje akoma më e pa qëndrueshme mbetet në Serbi pasi që në këtë vend zgjedhjet parlamentare dhe lokale do të mbahen më 21 qershor, ndërsa ende nuk dihet se sa kohë do të marrë formimi i qeverisë atje dhe gatishmëria dhe kushtet e tyre, ngase ata, tanimë janë mësuar të vendosin kushte, për të rifilluar bisedimet me Kosovën. Sido qoftë ai thotë se për të mos dështuar në këtë proces, spektri politik i Kosovës duhet të ulet dha ta harton planin konkret të veprimit dhe të kritereve e parimeve të pa lëkundshme me të cilat do të shkohet në bisedime, ndryshe, fare lehtë mundë të vij në shprehje zbatimi i planit Thaçi Vuçiq, që është plan i gatshëm për zgjidhje të shpejtë me ndryshim kufijsh në favorin e interesave të Serbisë, ku pritet të vijnë në pushtet partitë politike të spektrit nacionalist të luftës në ish RFJ.

“Ndaj në rrethana normale Kosovës do ti mjaftonte plotësisht, kjo zbrazësi kohore për ndërtimin e një platforme me qëndrime të sakta dhe parime të detajuara,në mënyrë që në këtë proces, për të cilin po nxitohen disa faktorë ndërkombëtar, të mos shkohet më, me duar në gjepa, sikur vepronte në të kaluarën Hashim Thaçi, por me një platformë dhe delegacion të mirë përgatitur, sipas kushteve dhe rrethanave, përderisa po shihet hapur që në Serbi ka mobilizim për rikthimin në skenën politike edhe të partive ultra nacionaliste të cilat ishin pjesë aktive e luftës dhe krimeve e gjenocidit të shkaktuar në Kosovë, gjatë kohës së okupimit të vendit tonë nga Serbia”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)