Shumë qytetarë mbesin jashtë duke pritur për shërbime në Ambulancat Specialisitke në QKUK

  • 01 June 2020 - 08:27
Shumë qytetarë mbesin jashtë duke pritur për shërbime në Ambulancat Specialisitke në QKUK

Shpesh herë qytetarët janë shprehur të zhgënjyer me shëndetësinë në Kosovë.

Padyshim se mos-funksionimi i mirë i shëndetësisë bëri që shumë prej tyre të kërkonin ndihmë shëndetësore jashtë vendit.

Qytetarë të shumtë kanë mbetur sot duke pritur jashtë dyerve të Ambulancave Specialistike në QKUK.

Në një fotografi të dërguar në redaksi të Indeksonline shihet numri i madh i qytetarëve që po presin për t’u shërbyer në këto ambulanca, por që askush nuk po merret me ta.

Një qytetar i cili poashtu po priste për të marrë shërbimin shëndetësore tha për Indeksonline se mbeti shumë gjatë duke pritur, kësisoj u detyrua të largohej nga QKUK-ja.

Nuk dihet se pse qytetarët po detyrohen të presin kaq gjatë për të marrë shërbimet në fjalë, por që një gjë e tillë ka ndodhur shpesh herë nëpër spitalet e Kosovës.

(Kosova Sot Online)