Së paku shtatë të vdekur nga stuhia “Amanda” në El Salvador

  • 01 June 2020 - 09:42
Së paku shtatë të vdekur nga stuhia “Amanda” në El Salvador

Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga stuhia tropikale “Amanda” në El Salvador pasi reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati dhe të kishte rrëshqitje dheu.

“Kemi parë njerëz që kërkonin ndihmë, që e kërkonin qeverinë. Ne nuk kemi mundur të dërgojmë ndihma gjithkund, situate është e jashtëzakonshme”, tha ministri i brendshëm i këtij shteti, Mario Duran.

Autoritetet e mbrojtjes civile njoftuan se në mesin e viktimave është edhe një djalë 8-vjeçar, i cili vdiq pasi shtëpia në të cilën ndodhej u shemb. Një person tjetër u mbyt nga rrëzimi i një muri dhe një tjetër nga lumi i dalë nga shtrati, shkruan “Reuters”.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve në Shtetet e Bashkuara, stuhia “Amanda” me reshjet e saj mund të shkaktojë vërshime dhe rrëshqitje dheu në disa pjesë të Amerikës Qendrore, përfshirë jugun e Meksikës dhe ky kërcënim do të jetë i pranishëm për disa ditë.

Nga reshjet e kësaj stuhie janë prekur edhe Guatemala, Hondurasi dhe dy rajone në Meksikë.


(Kosova Sot Online)