Arrestohet një person në Podujevë, e rrahu nënën e tij

  • 01 June 2020 - 09:58
Arrestohet një person në Podujevë, e rrahu nënën e tij

Një person është arrestuar në Podujevë nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti ka rrahur nënën e tij.

Policia njofton se viktima, nëna e të dyshuarit është detyruar të marr tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në polici është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ne raport.

(Kosova Sot Online)