“Populli pa bukë nga pandemia”, Rama arratiset në Paris: 100 mijë euro të shqiptarëve për charter personal

  • 01 June 2020 - 11:38
“Populli pa bukë nga pandemia”, Rama arratiset në Paris: 100 mijë euro të shqiptarëve për charter personal

E gjithë Shqipëria po vuan nga kriza e mbylljes si pasojë e Covid-19.

Por mesa duket ky është një problem vetëm i popullit të thjeshtë, pasi për politikanët çdo gjë duket në rregull.

Ditën e sotme, Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi njoftoi se kryeminstri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë për fundjavë në Paris me charter 100 mijë euro.

Ai shton se ky veprim i Ramës nuk ka asnjë shpjegim zyrtar dhe se ai po përdor paratë e shqiptarëve teksa udhëton me Air Albania.

Statusi i plotë:

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi. Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale? Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal? Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale. Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë? RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale. Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

(Kosova Sot Online)