Hapet java e Gjelbër, mbillen drunj në Kampusin e UP-së dhe Qendrën e Studentëve

  • 01 June 2020 - 12:26
Hapet java e Gjelbër, mbillen drunj në Kampusin e UP-së dhe Qendrën e Studentëve

Është hapur Java e Gjelbër e Prishtinës me mbjelljen e drunjve në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli tha se kjo pjesë do të gjelbërohet e tëra. Ai më tej ka sqaruar se janë duke u marrë me dezinfektimin e çerdheve dhe sa ato do të jenë gati për të martën që të presin fëmijët.

“Sot po e fillojmë  Javën e Gjelbër. Kjo është  vazhdimësi e aktiviteteve të tjera që të kemi sa më shumë hapësira të gjelbërua dhe do të vazhdojmë punën. Ne do ta shndërrojmë këtë pjesë të kampusit në zonë të gjelbër dhe do të vazhdojmë edhe me vendet e tjera. Jemi në vazhdën e punimit të dezinfektimit të çerdheve ku nesër janë të gatshme”, tha ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, tha se në bashkëpunim edhe me komunën kanë treguar vullnetin për gjelbërimin e kësaj hapësire.

“UP-ja ka një kënaqësi që ta fillojë këtë ditë me aktivitet për gjelbërimin e kampusit ku e tregojmë miqësinë me tokën e cila mbetet e përhershme”, tha ai.

Artan Rama, menaxher i Burimeve Njerëzore, në “Al Trade Center”, tha se do të mbillen drunj edhe në vende të tjera.

“Kemi poashtu edhe sasi të fidanëve këtu edhe Qendrën e Studentëve”, tha Rama.

Kurse nga ora 12:00 mbjellja e drunjve është bërë edhe në oborrin e Qendrës së Studentëve.

(Kosova Sot Online)