Ganimete Musliu e ashpër ndaj Qeverisë Kurti - ja çfarë thotë

  • 01 June 2020 - 14:05
Ganimete Musliu e ashpër ndaj Qeverisë Kurti - ja çfarë thotë

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti dhe vendimet që janë marrë dje në mbledhje të ekzekutivit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu thotë se vendimet e djeshme të qeverisë janë marrë veç sa për të thënë.

Sipas saj, realiteti është krejt ndryshe nga ajo se çka është vendosur dje në qeveri.

Ajo ka përmendur kryetarët e komunave që kanë kundërshtuar hapjen e çerdheve, e ka thënë se ka një javë që janë duke punuar normalisht kafiteritë.

(Kosova Sot Online)