Gati seanca për votimin e Qeverisë Hoti, LDK e dorëzon kërkesën në Kuvend

  • 01 June 2020 - 15:21
Gati seanca për votimin e Qeverisë Hoti, LDK e dorëzon kërkesën në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dorëzojë në Kuvend sot kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se në ora 15:30 do të dorëzojnë në kryesi kërkesën për seancë.

Pas saj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të deklarohen para mediave.

LDK kishte bërë të ditur se kërkesën për seancë ku do të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin do ta dorëzojnë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin.

(Kosova Sot Online)