Kreu i LDK- së thirr për nesër mbledhje të kryesisë

  • 01 June 2020 - 15:31
 Kreu i LDK- së thirr për nesër mbledhje të kryesisë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.

Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK’së.

“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.

LDK ndërkaq sot pritet të dorëzojë në Kuvend kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Nga ky subjekt ende nuk i kanë publikuar emrat e ministrave, derisa, kishin bërë të ditur se kërkesën për seancë do ta dorëzojnë vetëm pasi që të publikohet i plotë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidenti për mandatarin.

(Kosova Sot Online)