VV fillon të kërkojë zgjedhje nëpër sheshet e Kosovës

  • 01 June 2020 - 20:36
 VV fillon të kërkojë zgjedhje nëpër sheshet e Kosovës

VV që nga dita e nesërme do të dalë në shesh për t’i kërkuar nënshkrimet e qytetarëve nëpërmjet peticionit.

Kjo parti ka fillimisht kishte organizuar një peticion online për të shkuar në zgjedhje, kurse nga nesër ata do ta vazhdojnë këtë proces të peticionit edhe në formën me nënshkrime fizike.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ‘Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës’ si dhe qendrat tjera të këtij subjekti.

‘’Duke filluar nga ora 10:00 e duke vazhduar deri në orën 18:00, duke respektuar distancën dhe të gjitha masat për luftimin e COVID-19, aktivistët e LVV do të jenë të vendosur në sheshin ‘Nëna Terezë’ për të mundësuar plotësimin dhe nënshkrimin e peticionit me kërkesën për zgjedhje’’

Bëhet e ditur që ky peticion do të organizohet në të gjitha qendrat e qyteteve të Kosovës.

(Kosova Sot Online)