Deputeti i LDK’së nuk tregon nëse do të votojë Qeverinë Hoti

  • 01 June 2020 - 21:48
 Deputeti i LDK’së nuk tregon nëse do të votojë Qeverinë Hoti

Deputeti i LDK’së, Fatmir Rexhepi i cili kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti ka folur rreth formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Kam obligim kushtetuese me shku në parlament, të shohim se si po shkojnë zhvillimet politike. Atje do të merremi vesh me Grupin Parlamentar, gjithçka është në interes të vendit, në të mirën e vendit dhe të shohim se cila është zgjidhja më e mirë”, tha Rexhepi.

“Unë me mendjen time e di dhe vendosi por nuk është tash për publik sepse vendosi në parlament”, theksoi ai.

“Unë e kam votuar qeverinë Kurti. Kemi lobu, kemi kontribuar në kuadër të mesazhit të 6 qershorit”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)