Vjen alarm serioz: Tregtarët me territorin e Kosovës po rikthehen në pushtet

  • 02 June 2020 - 07:02
Vjen alarm serioz: Tregtarët me territorin e Kosovës po rikthehen në pushtet

“Pazaret me territore, janë dhunim i hapur i Kushtetutës së Kosovës, kërcënim serioz i integritetit territorial të vendit, si dhe amputim i rrezikshëm e shkatërrimtar i sovranitetit të shtetit tonë të brishtë, për plotësimin e dëshirave të Aleksandër Vuçiqit dhe krijimin e Serbisë së Madhe pa luftë dhe asnjë plumb të shkrepur, të realizuar ulur në tavolinën e bisedimeve nga shërbëtorët besnik dhe duart e zgjatura të tij në Prishtinë, Hashim Thaçi & CO. Kurrë ndonjëherë më parë, nuk është folur kaq shumë dhe më shpesh për korrigjim të kufijve, shkëmbim të territoreve apo ndarje të Kosovës, siç bënë tash e sa kohë kuislingu Hashim Thaçi në çdo takim të fshehtë dhe publik me udhëheqësit e Serbisë dhe ata ndërkombëtar”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Me krijimin e Qeverisë së re të koalicionin LAN, me kryeministër Avdullah Hotin, analistët politik shprehin frikën për kthimin në pushtet, sistemimin ne qeverisje të vendit, në momentin më të pa parehatshëm të liderëve politik të cilët do të jenë të gatshëm që në procesin e finales së dialogut me Serbinë të luajnë rolin e tyre të mbrapsht nga e kaluara si tregtar me territorin e Kosovës. Kështu thotë analisti politik Gani Qarri i cili rrezikun e sheh akoma më serioz nga fakti se këtë

e ka paralajmëruar fare qartë dhe pa ekuivoke edhe vetë Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se Qeveria e mëparshme shpenzoi paratë e taksapaguesve për të lobuar “modifikimin e territorit”, do të thotë, për të “shpërblyer” Serbinë me territorin e Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë. Disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri. Prandaj sipas Qarrit, kjo Qeveri në ardhje mundë të mbetet një emblemë e errët e turpit dhe e tradhtisë së kombit dhe shtetit të Kosovës për shkak të kompromiseve që po paralajmërohen në bisedimet me Serbinë. Qarri thotë se pazaret e tilla nuk duhet lejuar, duhet ndaluar me çdo kusht.

“Çdo ri negocim apo rifillim i bisedimeve me Serbinë, nga kushdo që udhëhiqen dhe ndërmjetësohen ato, medoemos duhet bazuar dhe nisur nga akti madhor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legjitimitetin juridik të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe paprekshmërinë e kufijve shtetëror të saj, akt i cili mbështet fort edhe nga vendet fqinje dhe shtetet më të fuqishme të BE-s, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca etj. Ndaj habit fakti se si edhe mbi 12 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rreth 10 sosh nga vulosja e legjitimitetit të pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si dhe pranimit të saj shtet të pavarur e sovran nga pjesa dërmuese e vendeve të bashkësisë ndërkombëtare në kufijtë aktual, prej tyxharëve dhe kuislingëve të pështirë si Hashim Thaçi me shokë, ende guxohet që po këta kufij, edhe sot të vihen sërish në Pazar, akt i dënueshëm ky, autorët e të cilit, nga shteti ynë, sa më rëndë, do duhej të sanksionoheshin me ligj”, thotë Gani Qarri.

Tentativa për të bërë pazare më territorin e Kosovës, nga kushdo qoftë tani, do të ishte zhbërje e shtetit dhe historisë së Kosovës. “Zhvillimet e tilla denigruese, të dhimbshme dhe kaq dramatike janë një thikë pas shpine dhe tradhti e hapur kundër shtetit të Kosovës, shkelje flagrante vendimeve të institucioneve më të larta të OKB-s, si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si dhe parimeve të kësaj organizate mbarëbotërore mbi themelet e të cilave qëndron pavarësia e Kosovës dhe njohjet e saj ndërkombëtare, si shtet i pavarur e sovran. Pazaret me territore, janë dhunim i hapur i Kushtetutës së Kosovës, kërcënim serioz i integritetit territorial të vendit, si dhe amputim i rrezikshëm e shkatërrimtar i sovranitetit të shtetit tonë të brishtë, për plotësimin e dëshirave të Aleksandër Vuçiqit dhe krijimin e Serbisë së Madhe pa luftë dhe asnjë plumb të shkrepur, të realizuar ulur në tavolinën e bisedimeve nga shërbëtorët besnik dhe duart e zgjatura të tij në Prishtinë, Hashim Thaçi & CO. Kurrë ndonjëherë më parë, nuk është folur kaq shumë dhe më shpesh për korrigjim të kufijve, shkëmbim të territoreve apo ndarje të Kosovës, siç bënë tash e sa kohë kuislingu Hashim Thaçi në çdo takim të fshehtë dhe publik me udhëheqësit e Serbisë dhe ata ndërkombëtar”, thotë analisti politik Gani Qarri.

“Thaçi në emër të një marrëveshje të motivuar për shpëtimin e tij nga gjykata ndërkombëtare, u kërkon qytetarëve të Kosovës për të pranuar dhimbje edhe më të mëdha se asnjëherë më parë, duke legjitimuar kërkesat e Vuçiqit për territore dhe kapitulluar turpshëm në tavolinë të bisedimeve para Serbisë, që për pasojë kanë anulimin e akteve ndërkombëtare të legjitimitetit të pavarësisë së shtetit tonë, si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, defaktorizimin e sovranitetit të vendit dhe zhbërjen e plotë të shtetësisë së Kosovës”, thotë Gani Qarri.

Sipas tij, ky akt i pa precedent i shërbëtorëve besnik të Aleksandër Vuçiqit, për tregti me territorin, lirinë dhe të drejtat sovrane të shtetit dhe popullit të Kosovës, është tradhtia më e madhe që ka mundur ti ndodhte këtij vendi ndonjëherë, si kjo nga kuislingët shqipfolës Hashim Thaçit me shokë, ndaj heronjve, dëshmorëve, invalidëve të luftës, veprimtarëve të kombit që dhanë çdo gjë për këtë vend si dhe gjithë të gjallëve dhe të vdekurve të cilët, ndër breza u përpoqën dhe luftuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Për rikthimin në pushtet të tregtarëve me territore, sipas Qarrit përgjegjësinë e mban Gjykata Kushtetuese.

“Kështu që çfarëdo i ashtuquajtur korrigjim i kufijve apo këmbim i territoreve, nuk nënkupton asgjë më pak se sa vet zhbërjen e shtetit të Kosovës, kurse tregtarët dhe tyxharët e pështirë të territoreve të Kosovës, tanimë po na i risistemon edhe një herë në pushtet vet organi më i lartë legjislativ i shtetit, i thirrur pikërisht për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjeve të vendit, Gjykata Kushtetuese e përbërë nga gjykatës të turpit, shqipfolës të dëshmuar si miq familjar të Serbisë dhe serb të dënuar me nga 6 vite burg si Radomir Laban”, thotë Gani Qarri.

“Ndaj pikërisht disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi, me ndihmën e maskaradës së Gjykatës Kushtetuese të ndikuar politikisht nga Thaçi & CO, dëshirojnë të rikthehen sërish në pushtet dhe të na qeverisin përsëri”, me një Qeveri klandestine të katapultuar kundërligjshëm dhe të pavotuar nga populli, e cila përjetësisht do të mbetet emblema më e errët e tradhtisë së kombit dhe shtetit të Kosovës për shkak të kompromiseve në dëm të popullit dhe shtetit tonë, që tashmë po paralajmërohen hapur nga kuislingu Hashim Thaçi, për faljen e territoreve më vitale të Kosovës në bisedimet me Serbinë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)