Profesori i njohur e zbulon sekretin: Ja kur fillon dhe kur mbaron dialogu Kosovë – Serbi me marrëveshjen finale

  • 02 June 2020 - 07:09
Profesori i njohur e zbulon sekretin: Ja kur fillon dhe kur mbaron dialogu Kosovë – Serbi me marrëveshjen finale

“SHBA dhe BE tash duket se janë bërë bashkë për zgjidhje të përhershme të problemit Kosovë–Serbi dhe shpresat janë që ky dialog do të fillon intensivisht nga muaji shtator dhe do të përfundoj më së largu deri në janar të vitit 2021. Pra janari i vitit të ardhshëm është kohë optimale për zgjidhje përfundimtare të këtij problemi teknik që nuk duhet në asnjë mënyrë që të eskaloj në dialog politik dhe të ketë dialog pa kufij dhe pa zgjidhje”, thotë profesor Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të krijon mundësi për formimin e shpejtë të qeverisë së re të Kosovës nga LDK me partnerët, qeveri e cila do ta trashëgon për temë me prioritet dialogun me Serbinë, sipas njohësve të rrethanave politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku proces nuk pritet të rifillon para muajit shtator, vjeshtën e këtij viti. Kështu thotë profesori i së drejtës, analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare Blerim Burjani. Sipas Burjanit, Çështja e dialogut do të futet përsëri në një fazë të re të zvarritjes dhe blerjes së kohës për shkak të zhvillimeve të pa qëndrueshme politike në të dyja vendet- Kosovë dhe Serbi. E këtë e ka paralajmëruar edhe Raportuesi i BE’së për Serbinë në Parlamentin Evropian, sllovaku Vladimír Bilcik i cili ka thënë se nuk do të ketë rinisje të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit derisa në Kosovë nuk ka një qeveri të qëndrueshme dhe rrethana të qarta. Mirëpo Burjani thekson se në pushimin e këtij procesi do të ndikojnë edhe zgjedhjet në Serbi. “Gjendje akoma më e pa qartë dhe e pa qëndrueshme është edhe në Serbi pasi që në këtë vend zgjedhjet parlamentare dhe lokale do të mbahen më 21 qershor.

Pra. para shtatorit nuk do të mundë të ketë rifillim të plotë të dialogut. Edhe pse mundë të ketë takime kohë pas kohe, që nga 15 qershori , por periudha më e përshtatshme për të rifilluar direk dialogu është muaji shtator”, thotë profesor Blerim Burjani. Ai beson që angazhimi I SHBA-ve dhe BE-së për ta gjetur zgjidhjen është shumë serioz, dhe do ta bëjnë këtë deri në fund të këtij viti dhe fillimin e vitit që vjen. “SHBA dhe BE tash duket se janë bërë bashkë për zgjidhje të përhershme të problemit Kosovë–Serbi dhe shpresat janë që ky dialog do të fillon intensivisht nga muaji shtator dhe do të përfundoj më së largu deri në janar të vitit 2021. Pra janari i vitit të ardhshëm është kohë optimale për zgjidhje përfundimtare të këtij problemi teknik që nuk duhet në asnjë mënyrë që të eskaloj në dialog politik dhe të ketë dialog pa kufij dhe pa zgjidhje”, thotë profesor Blerim Burjani.

(Kosova Sot Online)