Personat që rezultuan pozitiv me koronavirus, dje dolën negativ

  • 02 June 2020 - 07:21
Personat që rezultuan pozitiv me koronavirus, dje dolën negativ

Tri raste të reja janë paraqitur mbrëmë në Komunën e Mitrovicës.

Nënkryetari Faruk Mujka thotë se tri rastet e ditës së sotme nuk janë mostra të dërguara nga Mitrovica.

“Nuk mund ta dimë për momentin vendbanimin e tyre dhe as nëse janë raste kontakti”, tha ai.

Mujka thotë se në këtë komunë është krijuar një konfuzion pasi thotë se dy raste që mbrëmë kanë rezultuar pozitive me COVID-19 sot kanë dalë negative.

“Të njëjtët pasi nuk kanë pasur simptoma kanë insistuar që të ritestohen ku edhe kanë rezultuar negativ një ditë pasi dolën pozitiv”.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut thotë se me tri rastet e sotme numri i rasteve aktive në Mitrovicë shkon në tetë.

(Kosova Sot Online)