Godet Abazi: Thaçi e Mustafa kanë bërë paktin e djallit

  • 02 qershor 2020 - 07:28
Godet Abazi: Thaçi e Mustafa kanë bërë paktin e djallit

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ka vazhduar akuzat drejtë presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa se kanë bërë pakt për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe formimin e qeverisë së re.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Thaçi e Mustafa për pasuritë e tyre dhe kundër lirisë kanë bërë paktin e djallit.

Postimi i tij:

Është patriotike me dal kundër paktit Thaçi- Mustafa sepse pakti tyre është pakti i djallit, për interesat personale të tyre, për pasuritë e tyre dhe kundër lirisë, kundër Kosovës dhe kundër ardhmërisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)