Kina i raporton pesë raste të reja me koronavirus

  • 02 June 2020 - 08:18
Kina i raporton pesë raste të reja me koronavirus

Kina i ka raportuar pesë raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Kështu konfirmoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Të gjitha rastet ishin persona të ardhur nga vendet e huaja dhe dy u regjistruan në provincën Sichuan, një në Shanghai, një në Guangdond dhe një në Shaanxi, shkruan “CNN”.

Përpos pesë rasteve me simptoma, në këtë shtet gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe dhjetë raste asimptomatike.

Deri më tani, Kina i ka regjistruar 83,022 raste të koronavirusit dhe 4,634 viktima të sëmundjes së re. Këto shifra janë mjaft të ulëta në krahasim me Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Më shumë se 78 mijë të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, kurse 371 pacientë janë nën vëzhgim mjekësor.

(Kosova Sot Online)