Vushtrriasit u infektuan me koronavirus gjatë festës së Bajramit

  • 02 June 2020 - 08:41
Vushtrriasit u infektuan me koronavirus gjatë festës së Bajramit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në komunën e Vushtrrisë gjatë ditës së sotme janë evidentuar 14 persona më koronavirus.

Kryetari i kësaj komunë, Xhafer Tahiri ka deklaruar se të gjitha janë raste kontakti dhe është bërë si rezultat i lëvizjes gjatë festës së Fitër Bajramit.

“Janë raste kontakti dhe është rezultat i lëvizjes se madhe që është bërë gjatë festës së Bajramit, janë familje të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Janë të gjithë në vetëizolim dhe tashmë I është afruar fundit të testeve të familjarëve të këtyre personave. Ne bëjmë thirrje që të pasim kujdes sidomos personat e prekur dhe të mos kenë kontakte”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri tutje ka potencuar se koronavirusi është në mesin tonë dhe rastet janë rritur si pasojë e lëvizjes së madhe që janë bërë këto ditë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë evidentuar 27 raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit, 27 raste janë nga 172 mostrat e testuara në Kliniken Infektive të QKUK-së.


(Kosova Sot Online)