Historia e Ardianit, ushtari që veshi uniformen e vëllait dëshmor për të vazhduar amanetin e tij për çlirim

  • 02 June 2020 - 10:18
Historia e Ardianit, ushtari që veshi uniformen e vëllait dëshmor për të vazhduar amanetin e tij për çlirim

Sot janë bërë 19 vjet që kur ka vdekur në altarin e lirisë dëshmori i kombit Visar Krasniqi.

Krasniqi ra heroikisht në Mateç- Likovë, derisa i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni në kryengritjen e vitit 2001.

Pas rënies së tij, nëna e Visarit, Shefkija, si një burrneshë që ishte i kishte kërkuar njërit nga pesë djemve të saj që të vazhdonin deri në fund amanetin e vëllait të tyre, në mënyrë që për asnjë moment të mos vërehej se UÇK-ja kishte një ushtar më pak.

4 ditë pas rënies së Visarit, saktësisht më  06.06.2001,  Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare , iu bashku djali i katërt i familjes, Ardiani. S’kishte si tjetër vetëm se prezenca e tij të bënte bujë të madhe. Ndonëse nuk ishte e lehtë që vetëm 4 ditë pasi që i vëllai kishte dhënë jetën për liri, të vazhdonte aty ku e kishte lënë Visari.

Ardiani i kthyer nga Zvicra do të merrte uniformën e vëllait të tij, e cila ishte e shpuar mu në zemër, aty ku vrima e predhës i kishte marrë jetën Visarit.

Tani të gjithë neve na mbetet obligim që të ruajmë e nderojmë veprën dhe kontributin e dëshmorëve, e të nderojmë e respektojmë prindërit e tyre.

(Kosova Sot Online)