Kjo ishte dhurata që Trump i dhuroi Grenellit pas dorëheqjes

  • 02 June 2020 - 10:29
Kjo ishte dhurata që Trump i dhuroi Grenellit pas dorëheqjes

Diplomati amerikan, Richard Grenell, mbrëmë ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita që kishte në Departamentin e Shtetit Amerikan, duke lënë të kuptohet se tani do të foksuohet vetëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell mori një dhuratë të veçantë nga presidenti Donald Trump. Ai vet njoftoj se Trump ia dhuroi karrigen në të cilën ishte ulur ai deri në ditën e dorqheqjes.  

“Sot zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Trump më ofroi një dhuratë, karrigen time të kabinetit. Presidenti Trump dëshironte që unë të merrja karrigën time, sepse siç tha ai: ”Ju jeni sekretari i parë homoseksual, dhe kjo ka një peshë të madhe”, tha ai.


(Kosova Sot Online)