Selimi nënshkruan peticionin: Askush s’ka të drejtë të ua vjedhë fitoren qytetarëve

  • 02 June 2020 - 14:20
Selimi nënshkruan peticionin: Askush s’ka të drejtë të ua vjedhë fitoren qytetarëve

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka nënshkruar sot peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook vetë Selimi, që ka shkruar se askush nuk ka të drejtë të ua vjedhë qytetarëve fitoren.

“Askush s’ka të drejtë t’ua vjedhë qytetarëve fitoren”, tha ai, derisa, bëri thirrje për qytetarët që të nënshkruajnë këtë peticion.

‘Bashkë me qytetarët deri në fitoren e radhës – dhe më tej”, tha Selimi.

Vetëvendosje ka nisur një peticion ku kërkohen zgjedhje të reja, pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit.

(Kosova Sot Online)