Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

  • 02 June 2020 - 14:33
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë kanë shpërndarë një qëndrim të ambasadorit Jean Hubert-Lebet sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kishte thënë në majin e vitit 2019.

Në përshkrimin e këtij qëndrimi të Lebet thuhet se “Është koha për të kujtuar mësimet e marra përgjatë lehtësimit dhe ndërmjetësimit në proceset e paqes.

Në pikën e parë të këtij qëndrimi thuhet se ndryshimi i kufijve nuk është një ide e cila mund të funksionojë.

Ndërkohë në pikën dy thuhet që nuk duhet të imponohet një marrëveshje.

“Besimi në mes të palëve dhe vullneti për të arritur një marrëveshje në të dy anët është jetik”, thuhet në reagim.

Gjithashtu në këtë reagim të ambasadës thuhet se procesi i paqes duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Sipas Ambasadës së Zvicrës “nënshkrimi i marrëveshjes nuk është pika kyçe, përmbyllja e procesit të zbatimit të një marrëveshjeje vërtet e bën ndryshimin.

(Kosova Sot Online)