Shkencëtarët: Koronavirusi mund të hyjë në trup përmes syve

  • 02 June 2020 - 14:56
Shkencëtarët: Koronavirusi mund të hyjë në trup përmes syve

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se koronavirusi mund të hyjë në trup përmes syve, pasi zbuluan se sytë përmbajnë një proteinë që infeksioni e përdor për t’u lidhur me qelizat. Covid-19 kapet në receptorët ACE-2 në qelizat brenda trupit. Këta receptorë gjenden në traktin respirator dhe në mushkëri, ku virusi së pari infiltron qelizat.

Një ekip nga Universiteti Johns Hopkins kanë zbuluar se sytë prodhojnë ACE-2, duke i bërë ata një shenjestër për virusin. Që do të thotë nëse spërkalat nga teshtima ose kolla e një personi të infektuar do të binin në sipërfaqen e syrit, virusi mund të fillojë infiltrimin e qelizave aty.

Kjo shpjegon pse disa pacientë kanë vuajtur nga konjunktiviti, një inflamacion i syrit që e bën syrin të kuq dhe të infektuar.

Kornea (A dhe B, e zmadhuar në C) dhe limbus (E, e zmadhuar në F)
Shkencëtarët zbuluan se ACE-2 ndodhet në kornea (A dhe B, e zmadhuar në C) dhe limbus (E, e zmadhuar në F), i cili është kufiri midis korneas dhe të bardhës së syrit.
Sipas shkencëtarëve virusi jo vetëm që mund të hyjë në trup përmes syve, por lotët mund të shërbejnë si përhapje e infeksionit.

Doktor Zhou dhe kolegët e tij u shprehën: “Rezultatet tregojnë se qelizat sipërfaqësore të syrit, përfshirë konjunktivën, janë të ndjeshme ndaj infeksionit nga SARS-CoV-2, dhe për këtë arsye mund të shërbejnë si një portë hyrje, si dhe një rezervuar për transmetimin e infeksionit nga person në një tjetër”.

(Kosova Sot Online)