Vdes pas 5 muajsh “luftë” me koronavirusin mjeku kinez, 42-vjeçarit iu bë lëkura e zezë për shkak të trajtimit të sëmundjes

  • 02 June 2020 - 16:21
Vdes pas 5 muajsh “luftë” me koronavirusin mjeku kinez, 42-vjeçarit iu bë lëkura e zezë për shkak të trajtimit të sëmundjes

Rreth një muaj më parë historia e dy mjekëve kinezë me koronavirus tronditi botën, pasi lëkura e tyre u kthye në ngjyrë të zezë teksa ata ishin të shtruar në spital spepse ishin prekur nga Covid-19.

Tashmë teksa ka kaluar më shumë se një muaj, mediat e huaja kanë shkruar se njëri prej  dy mjekëve,  Dr.Hu Weifeng ka ndërruar jetë.

Dailymail raporton se Weifeng, mjeku që u infektua nga koronavirusi prej muajit janar të 2020, nuk i ka mbijetuar dot një virusi të tillë dhe ka vdekur në një spital në Wuhan, pas 5 muajsh “luftë” me Covid-19.

42-vjeçari po trajtohej në shërbimin intensiv prej më shumë se një muaji, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Nga raportimet e një muaji më parë autoritetet vendase deklaruan se kthimi i lëkurës në ngjyrë të zezë erdhi si shkak i probleme me mëlçinë, ndërsa në mes të muajit maj, doli një tjetër deklaratë se shkak për këtë ndryshim të ngjyrës së lëkurës është bërë antibiotiku i njohur si Polymyxin B, i cili ka shkaktuar hiper-pigamentim në trupin e mjekëve, shkruan “Daily Mail”.

Kujtojmë se mjeku Weifeng, ishte koleg me Li Wenliang, doktori që denoncoi i pari koronavirusin, por vdiq edhe vet nga Covid-19. Edhe pse fytyra e të dy mjekëve është bërë e zezë,  dr. Yi Fan arriti të shërohej.

(Kosova Sot Online)