LDK mblidhet për t’i konfirmuar emrat e ministrave që do t’i ketë në Qeveri

  • 02 June 2020 - 16:56
 LDK mblidhet për t’i konfirmuar emrat e ministrave që do t’i ketë në Qeveri

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK’së e thirrur një ditë para seancës ku pritet votimi i qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Në këtë mbledhje do të vendoset për emrat që kjo parti do të propozojë për ministra në seancën e nesërme.

Pas mbledhjes, kreu i LDK’së, Isa Mustafa do të flasë para mediave.

Ndryshe, seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin është caktuar për nesër në ora 11:00.

(Kosova Sot Online)