Veseli Kurtit: Urgjentisht të hapet kufiri me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese

  • 02 June 2020 - 17:10
 Veseli Kurtit: Urgjentisht të hapet kufiri me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli i ka reaguar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se i njëjti ka dështuar edhe njëherë me Shqipërinë.

Përmes Facebook’ut, Veseli ka shkruar se sa ishte në opozitë, Kurti thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa, tani si kryeministër është duke i ndarë shqiptarët.

Ai thotë se qeveria në krye me Kurtin që ka hapur kufirin me Serbinë, duhet që urgjentisht të hapë kufirin me Shqipërinë, pa pengesa.

“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)