Trupat e të vdekurve në minierën e Artanës nuk janë nxjerrë ende

  • 02 June 2020 - 17:37
 Trupat e të vdekurve në minierën e Artanës nuk janë nxjerrë ende

Që nga paraditja është duke vazhduar misioni për nxjerrjen e trupave të dy punëtorëve të minierës së Artanës, që sot gjatë ditës kanë ndërruar jetë në rrethana tragjike.

Në një lidhje direkte në emision u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli ka thënë se janë duke bërë ende përpjekje për nxjerrjen e trupave.

“Jemi duke u bë përpjekje, presim që shumë shpejtë që kjo të kryhet, tjerë të lënduar dhe të ngujuar në minierë nuk kemi”, ka thënë ai.

I njëjti thotë se është një shkëmb i madh që duhet të thehet, por, fillimisht po tentojnë të sigurojnë vend punishten.

“Do të nxirren nuk e di për sa orë, ekipet po e bëjnë të pamundurën, është një shkëmb mjaft i madh që duhet të thehet duhet të sigurohet më së pari vend punishtja, për disa orë do të nxjerrën, nuk e dimë saktë”, shtoi ai.

Vrajolli ka bërë të ditur se momentalisht në misionin e kërkimit janë të angazhuar ekipet e shpëtimit të minierës dhe FSK’ja.

“Situata ka ndodhë paradite, është shemb papritmas një pjesë. Gjendja e minatorëve tjerë është e mirë, s’kanë pasur lëndime dhe asnjë problem”, ka thënë ai

(Kosova Sot Online)