Një ditë para seancës, Kurti mbledh kryesinë e Vetëvendosjes

  • 02 June 2020 - 18:05
 Një ditë para seancës, Kurti mbledh kryesinë e Vetëvendosjes

Në Lëvizjen Vetëvendosje momentalisht po mbahet mbledhje e kryesisë së partisë, raporton media nga vendi i ngjarjes.

Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, media raporton se është parë duke hyrë edhe kryeministri në detyrë e shefi i kësaj partie, Albin Kurti.

Gjithashtu, siç raporton televizioni, në mbledhje po marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të kryesisë.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

(Kosova Sot Online)