Kështu do të keq qeveriset Kosova nga koalicioni LDK-AAK-NISMA

  • 02 June 2020 - 18:16
Kështu do të keq qeveriset Kosova nga koalicioni LDK-AAK-NISMA

“Qeveria e ardhshme është jashtë besimit qytetarë, rrjedhimisht ajo s'mund të ketë legjitimitet qeverisës. Si rrëzimi qeverisë ashtu edhe tendencat nekrofilike e kleptokratike kanë qenë të hartuar qysh para negociatave në mes LDK-së dhe LVV-së. Albin Kurti gjithnjë është parë rrezik, pikërisht qasja e tij konstruktive për shtet ligjor e demokratik ka përbë pengesë masive, prandaj edhe ishte menduar rrëzimi i tij politik. Gjitha partitë politike, me disa përjashtime, qëllimisht nuk e kamë implementuar shtetin ligjore, dhe në mungesë të një strukturë më normative, klientelat e tyre kanë zhvilluar në mënyrë të papengueshme veprimtaritë e tyre të pa dinjitetshme. Shteti ligjor nuk është dashur prandaj nuk është realizuar, dhe përbrenda një normativi veçse tekstual e aspak praktik ka krijuar mandej mundësi për operim kriminal”, thotë politologu Arsim Haziri.

Qeveria në ardhje e koalicionit LDK-AAK-NISMA, që e morri edhe konfirmimin e së drejtës për tu ndërtuar, me interpretimin e Gjykatës kushtetuese për dekretin e Hashim Thaçit, sipas analistit politik Arsim Haziri, do të jetë një zgjidhje fatkeqe dhe zhgënjyese e madhe për qytetarët e Kosovës. Kjo për faktin se, sipas hairit, ndërtimi i këtij koalicioni të ri, me përjashtimin e LVV-së nga mandati i fituar për të qeverisur, do të shënon edhe një kthim mbrapa në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, do të kemi një ri sistemimi në pushtet të të gjitha partive politike të formacionit PAN, me përjashtim të PDK-së që do të jetë parti kinse opozitare por mbështetëse “konstruktive” e vendimeve të qeverisjes së LAN-it.

Image
Arsim Haziri

“Qeveria e ardhshme është jashtë besimit qytetarë, rrjedhimisht ajo s'mund të ketë legjitimitet qeverisës. Si rrëzimi qeverisë ashtu edhe tendencat nekrofilike e kleptokratike kanë qenë të hartuar qysh para negociatave në mes LDK-së dhe LVV-së. Albin Kurti gjithnjë është parë rrezik, pikërisht qasja e tij konstruktive për shtet ligjor e demokratik ka përbë pengesë masive, prandaj edhe ishte menduar rrëzimi i tij politik. Gjitha partitë politike, me disa përjashtime, qëllimisht nuk e kamë implementuar shtetin ligjore, dhe në mungesë të një strukturë më normative, klientelat e tyre kanë zhvilluar në mënyrë të papengueshme veprimtaritë e tyre të pa dinjitetshme. Shteti ligjor nuk është dashur prandaj nuk është realizuar, dhe përbrenda një normativi veçse tekstual e aspak praktik ka krijuar mandej mundësi për operim kriminal”, thotë politologu Arsim Haziri.

Sipas analistit Haziri, pa një mobilizim të ri qytetar, për ndryshime më të thella në të ardhmen përmes votës, nuk mundë të ketë kthim të dinjitetit dhe ndryshim të mentalitetit në qeverisje, në frymën pozitive në interes të qytetarit. “ Ky vend nuk do lulëzoj asnjëherë përderisa nuk vjen në pushtet një logjikë tjetër qeverisëse, madje ardhja apo mos shkëputja prej mentalitetit të vjetër përbën garanci për kapje të sërishme. Mbi këtë bazë theksoj se organizimi i protestave dhe përgatitja për ndëshkim të kastës së vjetër politike përmes votës, është mundësia e fundit për rikthim të fuqisë popullore, fuqi që e nënkupton demokracinë dhe lirinë e plotë qytetare”, thotë analisti Arsim Haziri.

(Kosova Sot Online)