Qeveria ua ndanë nga 30 mijë euro familjeve të të vdekurve në minierën e Artanës dhe bursa për fëmijët

  • 02 June 2020 - 18:30
 Qeveria ua ndanë nga 30 mijë euro familjeve të të vdekurve në minierën e Artanës dhe bursa për fëmijët

Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka marrë vendim që t’i ndajë nga 30 mijë euro për dy minatorët, inxhinierin Haki Arifi, e xehetarin Idriz Gërbeshi që sot ndërruan jetë në rrethana tragjike gjatë punës në minierën e Artanës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media që kanë dërguar nga Qeveria në detyrë.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të ndahen edhe bursa për fëmijët e të ndjerëve që po e ndjekin shkollimin.

Djalit të madh të xehetarit Idriz Gërbeshi ndërkaq, është marrë vendim që t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

‘Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)