Propozimi i papritur i LDK’së për ministër të Shëndetësisë

  • 02 June 2020 - 20:13
 Propozimi i papritur i LDK’së për ministër të Shëndetësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publikë të martën emrat e të propozuarve të saj për ministra, në qeverinë që synon ta udhëheqë Avdullah Hoti.

Teksa shumë prej emrave për ministra të rinj ishin të pritshëm, pasi për ta ishte raportuar më herët në media, një propozim i LDK’së për ministër u pa mjaft i befasishëm.

Bëhet fjalë për propozimi e partisë së Isa Mustafës për ministër të Shëndetësisë.

LDK’ja e ka propozuar deputetin e saj, Armend Zemaj, për ta udhëhequr dikasterin e shëndetësisë.

Zemaj do ta zëvendësonte në krye të MSH’së ministrin në detyrë, Arben Vitia.

(Kosova Sot Online)