Vushtrriasit dalin për vizita, infektohen me Covid-19

  • 02 June 2020 - 21:55
 Vushtrriasit dalin për vizita, infektohen me Covid-19

Është katërmbëdhjetë kilometra larg qendrës së komunës së Vushtrrisë. Por banorët e fshatit Ceceli larg nuk arritën t’i qëndrojnë virusit korona. Pesë raste të reja u regjistruan vetëm një natë më parë në këtë fshat.

Kryefamiljari i familjes së prekur me COVID-19, ndonëse nuk pranoi të flasë para kamerës, i tha televizionit se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

E kryetari i fshatit Ceceli, Ridvan Përçuku tregoi se këto raste u bartën nga një familjare nga fshatit Stanovc.

E të infektuarit kanë pasur kontakt me dhjetëra persona brenda këtij fshati.

Në anën tjetër në fshatin Stanovc dhjetëra banorë janë duke qëndruar në vetizolim. Këtë të marte për ta po kujdesej edhe Policia e Kosovës.

Veç në Ceceli, në komunën e Vushtrrisë u konfirmuan edhe 10 raste të tjera një natë më parë.

Gjithë këto raste kanë burimin e njëjtë të infeksionit.

E bartja e virusit nuk është kufizuar me Vushtrri. Nga ta raste u bartën edhe në Fushë Kosovë.

Sipas Mehollit, qytetarët kanë qarkulluar më tepër gjatë periudhës së festive.

Ndonëse numri i rasteve me COVID-19 veç po shtohet në këtë komunë, qytetarët nuk shprehen të shqetësuar.

Ndërkohë pritet që testimit për COVID-19 t’i nënshtrohen edhe dhjetëra raste kontakti  nga kjo komunë.

(Kosova Sot Online)