Parashikohet shi gjatë pjesës më të madhe të qershorit në Kosovë

  • 02 qershor 2020 - 22:20
 Parashikohet shi gjatë pjesës më të madhe të qershorit në Kosovë

Shumica e ditëve të qershorit në Kosovë do të karakterizohen me mot të ngrohtë – por edhe me shi.

“Ky muaj parashikohet me kushte të paqëndrueshme të motit, i cili në pjesën më të madhe të tij, do të karakterizohet kohë pas kohe me të reshura, të cilat do të jenë të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë”, bën të ditur faqja “Moti në Gjilan”, në Facebook.

“Në apsektin termik, temperaturat do të shënojnë ngritje në ditët vijuese, megjithatë, gjatë gjithë muajit nuk priten vlera edhe aq të larta, të paktën jo deri në pjesën e parë të muajit”, shkruan kjo faqe.

Ajo ka publikuar edhe një grafik me parashikimin e motit për çdo ditë të qershorit në Kosovë.

(Kosova Sot Online)