Nxirren trupat e pajetë te minatorëve-dërgohen për obduksion

  • 03 qershor 2020 - 06:59
Nxirren trupat e pajetë te minatorëve-dërgohen për obduksion

Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Minierës, Hysen Vrajolli.

“Ekipet kanë arritur rreth orës 00:20 që të nxjerrin trupat e dy minatorëve të vdekur sot në Minierë. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion”, deklaroi Vrajolli.

(Kosova Sot Online)