Analisti i njohur sfidon kryeministrin Hoti: Mos u nënshtro para Serbisë sikur Presidenti Hashim Thaçi

  • 03 June 2020 - 07:06
Analisti i njohur sfidon kryeministrin Hoti: Mos u nënshtro para Serbisë sikur Presidenti Hashim Thaçi

 “Unë i propozoj Avdullah Hotit që nëse vendosin për të vazhduar bisedimet me Serbinë, atëherë duhet të fillojnë të ju vejnë kushte Serbisë. Nuk duhet të shkohet në bisedime me duar në gjepa sikur Presidenti Thaçi. Nëse dëshirojmë me pas transparencë dhe drejtësi gjatë bisedimeve, ndryshe më mirë është të mos vazhdohet, sepse do të jetë një agjendë e rrezikshme për vendin tonë. Serbia duhet të kushtëzohet që ta respekton Kosovën si shtet fqinjë me të gjitha parimet e bashkëpunimit në interesin reciprok, por para se të vjen deri te kjo marrëveshje, duhet të patohet ta njeh realitetin, ti pranon krimet e luftës dhe të kërkon falje, të zotohet për kompensimin e dëmeve dhe zbardhjen e fatit të pa gjeturve. Ndryshe nuk ka kuptim të thuhet se kemi marrëveshje dhe normalizim të marrëdhënieve. Ai do të ishte vetëm një mashtrim”, thotë analisti politik Dardan Grapci.

Image
Dardan Grapci

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit edhe numërimin e ditëve të fundit të mandatit, para se të votohet Qeverie LDK-AAK-Nisma e Avdullah Hotit, e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore e kushtetuese për të marr edhe një vendim të madh, vendosjen e reciprocitetit në raport me Serbinë. Kundër këtij vendimi ka reaguar dhe kundërshtuar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke i vlerësuar masa të gabueshme strategjike përmes të cilave, sipas Hashim Thaçit, Kurti po vazhdon mashtrimet e tij patriotike. E kryeministri në ardhje Avdullah Hoti është zotuar se posa ta merr mandatin do ta shfuqizon këtë vendim të Kurtit. “Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore. Por, ne sot kemi nevojë ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë. Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”.Analistët politik e kanë vlerësuar pozitivisht këtë veprim-vendim të fundit të Qeverisë Kurti, kurse reagimet kundër tij janë vlerësuar si dëshmi për servilitetin dhe nënshtrimin që do ta ketë qeveria në ardhje, mercenare e Hashim Thaçit, në raport me Serbinë. Kështu ka thënë analisti Dardan Grapci.

“Hashim Thaçi i keq i apo mirë, është votuar nga deputetët për President të Kosovës, prandaj unë them që Presidenti Thaçi nuk është i vetmi që po bënë nënshtrimin ndaj Serbisë, për shkak se këtë po e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian”, thotë analisti Dardan Grapci. Ai është i sigurt që Avdullah Hoti me marrjen e detyrës si Kryeministër i ri i Kosovës ta heq reciprocitetin në emër të rregullimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike me SHBA-në dhe BE-në, duke menduar se vetëm kështu mundë të ecë shteti përpara, por Grapci megjithatë thotë se nuk mundë të ketë normalizi8m dhe bisedime me Serbinë nëse nuk I vendosen kushte të forta para të cilave duhet të nënshtrohet dhe dorëzohet shteti kriminel serb.

“Unë i propozoj Avdullah Hotit që nëse vendosin për të vazhduar bisedimet me Serbinë, atëherë duhet të fillojnë të ju vejnë kushte Serbisë. Nuk duhet të shkohet në bisedime me duar në gjepa sikur Presidenti Thaçi. Nëse dëshirojmë me pas transparencë dhe drejtësi gjatë bisedimeve, ndryshe më mirë është të mos vazhdohet, sepse do të jetë një agjendë e rrezikshme për vendin tonë. Serbia duhet të kushtëzohet që ta respekton Kosovën si shtet fqinjë me të gjitha parimet e bashkëpunimit në interesin reciprok, por para se të vjen deri te kjo marrëveshje, duhet të patohet ta njeh realitetin, ti pranon krimet e luftës dhe të kërkon falje, të zotohet për kompensimin e dëmeve dhe zbardhjen e fatit të pa gjeturve. Ndryshe nuk ka kuptim të thuhet se kemi marrëveshje dhe normalizim të marrëdhënieve. Ai do të ishte vetëm një mashtrim”, thotë analisti politik Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)