Disa nga deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti?

  • 03 June 2020 - 07:45
Disa nga deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë Hoti, ende nuk dihet saktë nëse i kanë numrat.

Ndonëse nga kjo parti thonë se i kanë siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për krijimin e qeverisë, disa nga deputetët e kësaj partie nuk kanë treguar nëse do të votojnë pro.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një prononcim ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës do të merret vesh nëse do ta votojë ose jo formimin e Qeverisë Hoti.

Edhe deputeti i së njëjtës parti, Fatmir Rexhepi, nuk ka treguar nëse do ta votojë apo jo Qeverinë Hoti.

Ndërkaq, ende nuk dihet edhe mendimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga kjo parti politike, nëse do të jetë pro apo kundër kësaj Qeverie.

(Kosova Sot Online)