Shkon në mbi 200,000 numri i rasteve të koronavirusit në Indi

  • 03 June 2020 - 08:13
Shkon në mbi 200,000 numri i rasteve të koronavirusit në Indi

Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave të infektuar me koronavirus në Indi të mërkurën ka shkuar në mbi 200 mijë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, numri i të prekurve nga virusi i ri në vendin me popullsinë e dytë më të madhe në botë u rrit për 8,909 dhe shkoi në 207,615. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Indisë.

“Ne jemi shumë larg kulmit të pandemisë”, tha Dr. Nivedita Gupta nga Këshilli Indian për Hulumtime Mjekësore. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se numri i rasteve mund të fillojë të ulet këtë muaj ose në korrik.

Numri i viktimave të koronavirusit në Indi deri më tani ka shkuar në 5,815, shkruan “Reuters”. Kjo shifër është mjaft e ulët në krahasim me disa vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.


(Kosova Sot Online)