Nënshkruhet marrëveshja për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

  • 03 June 2020 - 10:19
Nënshkruhet marrëveshja për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

Kosova dhe Banka Evropiane Investive (BEI) kanë nënshkruar marrëveshjen e kredisë në vlerë prej 11 milionë eurosh për financimin e projektit “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza”, e cila marrëveshje u nënshkrua nga Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, dhe përfaqësuesit e Bankës Evropiane Investive, Tom Gilliams dhe Ayse Nil ADA.

Ky është investimi i parë i BEI-së në trajtim të ujërave të zeza dhe mbrojtje të mjedisit në Kosovë, i cili do të mundësojë ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe rrjetin e ndërlidhur të kanalizimit, dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojë infrastrukturën kryesore në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

“Ky projekt ofron qasje të përmirësuar në shërbimet e ujit dhe trajtimit të ujërave të zeza për më shumë se 90,000 qytetarë të Komunës së Gjilanit. Po ashtu, në linjë me strategjinë e Bankës dhe BE-së për Ballkanin Perëndimor, si rezultat i këtij investimi, do të zvogëlohet ndotja e ujërave lokal dhe do të përmirësohet kualiteti i shëndetit publik”.

“Projekti do të bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (10 milion euro), ndërsa Kosova do të jetë po ashtu përfituese e Grantit të BE-së përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) me një shumë prej EUR 3.1 milion si mbështetje për përgatitje dhe implementim të projektit”.

(Kosova Sot Online)