Ndahen 60 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Novobërdës

  • 03 June 2020 - 10:30
Ndahen 60 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Novobërdës

Qeveria ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e minatorëve që humbën jetën të martën në Minierën e Novobërdës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat që të miratojnë mjetet financiare për familjarët e dy minatorëve.

“60 mijë euro do të ndahen për familjarët e dy minatorëve qe humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Këto shpenzime të paraparë do të transferohen”, tha Kurti.


(Kosova Sot Online)