Në ditën e votimit të Qeverisë Hoti, vendoset karrige e të pames në sheshin e Prishtinës

  • 03 June 2020 - 10:32
Në ditën e votimit të Qeverisë Hoti, vendoset karrige e të pames në sheshin e Prishtinës

Në sheshin kryesor të Prishtinës një qytetar me emrin, Hasan Mani, ka vendosur një karrige të bardhë me një peshqir dhe disa lule që simbolizon karrigen e të pames.

Një veprim i tillë është bërë pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku pritet që të votohet qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti I LDK’së.

Mani ka thënë se një veprim të tillë e ka bërë në shenj proteste për zhvillimet në Kosovë dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)