Papa dënon racizmin dhe dhunën në ShBA, bën thirrje për pajtim mbarëkombëtar

  • 03 June 2020 - 10:53
Papa dënon racizmin dhe dhunën në ShBA, bën thirrje për pajtim mbarëkombëtar

Papa Françesku e ka thyer heshtjen për trazirat në Shtetet e Bashkuara të mërkurën, duke thënë se askush nuk mund t’i mbyllë sytë para racizmit dhe përjashtimit.

Megjithatë, ai e ka dënuar dhunën në protesta, duke e përshkruar atë si vetëshkatërruese dhe vetëmposhtëse, shkruan “Reuters.

Papa ia kushtoi tërë fjalimin në gjuhën angleze situatës në Shtetet e Bashkuara dhe iu lut Zotit për paqe dhe pajtim kombëtar.

Ai tha se vdekja e afrikano-amerikanit Geoerge Floyd është tragjike dhe se është duke u lutur për të dhe për të gjithë që janë vrarë si rezultat i mëkatit të racizmit.

George Floyd vdiq më 25 maj pasi një polic amerikan ia mbajti për disa minuta gjurin mbi qafë. Para se ta humbte vetëdijen, viktima disa herë kishte kërkuar ndihmë dhe kishte thënë se nuk po mund të marrë frymë.

(Kosova Sot Online)