Ndalohet në Gjilan një person i dyshuar për fajde

  • 03 June 2020 - 12:28
Ndalohet në Gjilan një person i dyshuar për fajde

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.K., ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 59,500.00 euro, me qëllim që pastaj ato t’i kërkonte nga i dëmtuari E.I., me kamatë prej 30%, ashtu që vlera e përgjithshme e mjeteve financiare që i dëmtuari do t’ia kthente të dyshuarit ishte 76,800.00 euro.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të kërkojë nga gjykata kompetente në Gjilan, masën për sigurimin e pranisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

(Kosova Sot Online)