Limaj tregon si u bënë numrat për Qeverinë Hoti

  • 03 June 2020 - 13:36
Limaj tregon si u bënë numrat për Qeverinë Hoti

Deputeti Fatmir Limaj ka folur para mediave pas seancës së Kuvendit ku u votua qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Ai nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e shefit të grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shalës që tha se do të votojë pro qeverisë pas një bisede që pati me presidentin e vendit dhe kreun e AAK’së.

“Së bashku me AKR’në siç e patë, të gjitha votat kanë qenë në mbështetje të qeverisë së re. Unë thash Nisma dhe AKR’ja së bashku kemi qenë në një numër të plotë”, ka thënë ai i pyetur nga mediat.

Sipas Limajt, nëse kjo qeveri nuk do të jetë në shërbim të vendit, duhet ta përfundojë mandatin.

“Në atë moment kur kjo qeveri nuk është në shërbim të vendit duhet ta përfundojë mandatin, Kosova është në udhëkryq”, shtoi ai.

Ai ka thënë se duhet që të pyetet kryeministri Avdullah Hoti se pse nuk ka publikuar ende marrëveshjen me Listën Serbe.

(Kosova Sot Online)